Ky është 29 vjeçari i vrarë në Deçan, babai i dy fëmijëve, ja kush është i dyshuari për vrasjen

Aktuale

Ky është 29 vjeçari i vrarë në Deçan, babai i dy fëmijëve, ja kush është i dyshuari për vrasjen

Nga: N.E Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:06
Agonis Tetaj

Një person është vrarë sot paradite në Deçan, ndërsa “Bota sot”, ka kuptuar nga burimet e saj se i vrari është 28 vjeçari Agonis Tetaj nga Lluka e Ultë.

Tetaj është bashkëshorti i A.C, gruaja që është këshilltare komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Policia e rajonit të Pejës, ka thënë se është arrestuar dorasi.

“I plagosuri fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në Spitalin e Pejës. Sipas mjekëve, në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë.

 Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, autori dyshohet të jetë Shaban Gogaj. Në bazë të fotografive në “Facebook”, shihet se viktima ka lënë dy fëmijë të vegjël.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari SH.G i lindur në vitin 2000 është personi i arrestuar për vrasjen në Deçan.

“Sot me datën 23 shtator 2018 rreth orës 11:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rr. “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur rasti”, njofton Policia.

Viktima është A.T, 28 vjeçar i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në spitalin rajonal në Pejë.

“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’. Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, njofton Policia rajonale në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Më poshtë mund të gjeni fotografitë e viktimës:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat