Kurti për ndryshimin e kufijve: Është e domosdoshme mos të vazhdohet kjo lojë e rrezikshme

Aktuale

Kurti për ndryshimin e kufijve: Është e domosdoshme mos të vazhdohet kjo lojë e rrezikshme

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 14:36
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka quajtur aventurë personel të presidentit Hashim Thaçi iden për korrigjimin e kufijve, prandaj kjo sipas tij, duhet të ndalet sa më parë.

Kurti në një konferencë me kryetar të degëve të kësaj partie, shtoi se është e domosdoshme që mos të vazhdohet me këtë lojë të rrezikshme.

“Kryeministri ka deklaruar që presidenti nuk e ka ndërmend bashkëngjitjen e Luginës. Kjo aventure personale e presidentit duhet të ndalet. Është e domosdoshme që të mos vazhdojmë këtë lojë të rrezikshme”.

Kurti ka kërkuar që ekipi negociator me Serbinë të formohet vetëm pasi nga shtetit fqinjë të kërkohet përgjegjësi për vrasjet e kryera, të zhdukurit, dhunimet dhe plaçkitjet gjatë luftës së fundit.

“Para çdo ekipi negociator është e nevojshme që Kuvendi ta vlerësojë epilogun 6 vjeçar dhe të hartojë kërkesat tona ndaj Serbisë”.

“Duhet t’i dërgohet ajo liste Serbisë dhe t’i themi se i kemi 1500 perona të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara. Ne kemi nevojë t’i drejtohemi Serbisë për borxhin që na e ka”.

“Pajtohem që një ditë të ketë një ekip të tillë negociator, por jo pa kaluar në një fazë të tillë të domosdoshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat