Kurti: Ekipi negociator, pasi të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia për të zhdukurit, dhunimet e plaçkitjet

Aktuale

Kurti: Ekipi negociator, pasi të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia për të zhdukurit, dhunimet e plaçkitjet

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:56
Konferenca e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kërkuar që ekipi negociator me Serbinë të formohet vetëm pasi nga shtetit fqinjë të kërkohet përgjegjësi për vrasjet e kryera, të zhdukurit, dhunimet dhe plaçkitjet gjatë luftës së fundit.

Ai po pret që protestës së 29 shtatorit të organizuar nga kjo parit, t’i bashkohen edhe partitë e tjera ndonëse nuk përmend se cilat mund të jenë ato parti.

Përderisa protesta është thirrur për të kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi, që ai të udhëheqë bisedimet me Serbinë.

LDK ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e kësaj proteste, kurse në PSD janë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë të jenë pjesë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat