Kurti kërkon zgjedhje të reja, tregon skenarin për protestë

Aktuale

Kurti kërkon zgjedhje të reja, tregon skenarin për protestë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:27
Albin Kurti

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot në një konferencë për media, për të shpjeguar rrjedhën e protestës së paralajmëruar për të shtunën më 29 shtator të këtij viti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti she sekretarja e përgjithshme Vlora Haxhimehmedi dolën për të folur para gazetarëve, duke treguar se protesta do të nis në ora 14:00 dhe pika e grumbullimit do të jetë para Bibliotekës Kombëtare. E do të përfundojë me marsh paqësor e muzikë në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Lideri i VV, Alin Kurti ju ka bërë ftesë të gjitha partive, qytetarëve e pjesëtareve nga shoqëria civile dhe atyre që e dua Republikën të protestojnë për të nga sheshi i Republikës.

Kurti: Protesta do të jetë paqësore dhe do të përfundojë me muzikë

“Protesta po bëhet le të themi me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo nuk është protestë e Vetëvendosjes, kjo është protestë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për Republikën. Në kushtet kur kremi krizë institucionale, kur qeveria bojkoton Parlamentin sepse bllokon opozitën atëherë rruga e sheshi janë opsion si asnjëherë më parë dhe ajo që është publike është e Republikës, prandaj ne mendojmë se qytetarët duhet ta shprehin pakënaqësinë dhe vullnetin  e tyre në shesh të Republikës në protestën e së shtunës më 29 shtator dhe me një protestë masive e paqësore fund e krye ku do të ketë edhe grupe muzikore me që rast përfundimi i protestës do të jetë me muzikë, ne ftojmë të dëshmojmë botës së mbarë dhe sidomos 115 shteteve që na kanë njohur pavarësinë se populli ynë për dalin nga ky president nuk është penduar për pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Kurti ndër tjerash ka thënë se pazaret e presidentit Hashim Thaçi me homologun  tij serb Aleksandër Vuqiç për copëtimin e Re0publikës duhet të ndalen, dhe se gjendja sosio-ekonomike dhe niveli i korrupsionit kërkojnë edhe legjitimet të ri në Kuvend, përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kurti: Kuvendi i duhet legjitimitet i ri përmes zgjedhjeve të reja parlamentare

“...Vendgrumbullimi është para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare , pastaj vazhdon marrshi paqësor të poshtë në rrugën ‘Eqrem Qabej’, kthehemi djathtas të Bulevardi ‘Xhorxh Bush’, vazhdojmë te Bulevardi ‘Nëna Terezë’ dhe deri te teatri kombëtarë, sheshi ‘Skënderbe’ dhe sheshi ‘Ibrahim Rugova’. Pra kjo është marshuta jonë për të shtunën e ardhshme, me ç ‘rast i ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, pa dallim moshe gjinie, por edhe pa dallim partie që të bëhen bashkë në këtë protestë, e cila kërkon ndalimin e pazareve Thaçi e Vuqiç, e cila i kundërshton aspiratat e Serbisë në Kosovë dhe që njëkohësisht insiston për legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve të reja parlamentare kur gjendja socio-ekonomike është kaq e rëndë ndërsa korrupsioni dhe krimi nuk kanë të ndalur”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët nëse VV do të pranonte të behet pjesë e një ekipi negociator për dialogun me Serbinë, Kurti tha se dialogu duhet të ndalet kësisoj si është, dhe se shteti i Kosovës së pari të bëjë një liste me krejt borxhet që Serbia ia ka Kosovës, duke i numëruar disa përfshirë të pagjeturit, gratë e vajzat e dhunuara, artefaktet e vjedhura, e shumë e shumë të tjera.

Sekretarja e VV-së Vlora Haxhimehmedi ndërkaq ka treguar se mbi 470 pika të VV-së brenda dhe jashtë Kosovës janë angazhuar për protestën e së shtunës.

Haxhimehmedi: Mbi 470 pika janë angazhuar për protestën, ajo do të jetë masive

“Në kuadër të planifikimit të protestës, sot e kemi mbajtur edhe mbledhjen e jashtëzakonshme me kryetarët dhe sekretarët e qendrave, ku e kemi diskutuar ecurinë e mobilizimit dhe ku jemi dakorduar për çështje logjistike nëpër qendra. Mbi 30 qendra tona në Kosovë dhe mërgatë, përmes 470 pikave që i kemi deri më tash, janë angazhuar në këtë organizim masiv të qytetarëve. Edhe nga takimet dhe tubimet e shumta që po i bëjmë, kemi treguar që vullneti i qytetarëve për të treguar rezistencë e tyre në protestën e 29 shtatorit është jashtëzakonisht e madhe. Gjatë kësaj jave dot ë vazhdojmë me takime e tubime me qytetarë nëpër fshatra dhe lagje të ndryshme, nëpër Kosovë, për t’i informuar për mashtrimet e mëdha që po i bëhen nga vetë pushteti dhe presidenti Thaçi. Kërkesat për takime dhe tubime janë të mëdha, ku po nevojitet edhe një informim i drejtë edhe për demaskim të kësaj Qeverie e vetëm gjatë kësaj jav e kemi planifikuar disa qindra takime me qytetarë e që pa dyshim do të bëjë pjesëmarrjen dhe protestën e së shtunës masive”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Në protestën  e 29 shtatorit, ka pasur paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe mërgata e Kosoves. 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kërkuar që ekipi negociator me Serbinë të formohet vetëm pasi nga shteti fqinj të kërkohet përgjegjësi për vrasjet e kryera, të zhdukurit, dhunimet dhe plaçkitjet gjatë luftës së fundit.

Ai po pret që protestës së 29 shtatorit të organizuar nga kjo parti, t’i bashkohen edhe partitë e tjera ndonëse nuk përmend se cilat mund të jenë ato parti.

Përderisa protesta është thirrur për të kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi, që ai të udhëheqë bisedimet me Serbinë.

LDK ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e kësaj proteste, kurse në PSD janë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë të jenë pjesë e saj.

***

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media. Aty po merr pjesë edhe lideri i saj Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat