Selimi i përgjigjet Haradinajt për propozimin e bashkë-kryesuesit në dialog

Aktuale

Selimi i përgjigjet Haradinajt për propozimin e bashkë-kryesuesit në dialog

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 11:40
Rexhep Selimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar  së kërkim-falja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritur marrëveshjen e pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës.

Së fundi, i pari i ekzekutivit i ka dhënë një propozim opozitës sa i përket Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë. Sipas tij, partive opozitare iu ofrohet bashkë-kryesuesi në këtë ekip.

Lidhur me këtë çështje, është përgjigjur Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ai në një prononcim për mediat vendore, ka thënë se nuk bëhen pjesë e këtij Ekipi. Sipas tij, Qeveria ka ndërmarrë hapa të gabueshëm me emërimin e një ekipi të tillë.

“Ramush Haradinaj nuk po kërkon bashkë-kryesues por po kërkon  bashkë fajtorë  dhe ne nuk bëhemi as bashkë-kryesues e as bashkë fajtorë me ata të cilët kanë marrë hapa të gabueshëm për Kosovën”, ka thënë Selimi.

Më tutje, ai ka shtuar se ‘Ekipi i Unitetit’ mund t’i shërbejë vetëm dy presidentëve, duke aloduar kështu te Thaçi dhe Vuçiq.

“Formimi i këtij grupi negociator në krye me Limajn është hap i gabueshëm dhe mund të jetë i shpenzueshëm  vetëm për Thaçin  dhe për Vuçiqin dhe jo për Kosovën”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë, se Haradinaj tash e disa ditë ka përsëritur qëndrimin se është kundër çdo ideje që ka të bëjë me korrigjim apo shkëmbim të territoreve mes dy vendeve.  Ndërkaq, ai thekson se nuk merr pjesë në atë proces ku sipas tij, preken kufijtë e Kosovës.

Megjithatë, Kryeministri i vendit, Haradinaj është deklaruar  duke thënë se Kryenegociatori, Fatmir Limaj është i hapur çdo herë që të ketë një bashkëkryesues nga LDK, PSD  ose VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat