Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare: Zv/ministri viziton Shqipërinë me dy vetura

Aktuale

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare: Zv/ministri viziton Shqipërinë me dy vetura

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 23:34
Foto nga Kuvendi i Kosovës

Keqpërdorimi i veturave zyrtare është një dukuri që ndodh tash e një kohë të gjatë.

Janë të shpeshta raste kur me vetura të shtetit shkohet në pushime, ahengje familjare apo edhe në ndonjë ngjarje tjetër që s’ka të bëj me punën.
Edhe pse është fundjavë, Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Qazim Rrahmani ka vendosur të vizitojë Shqipërinë.

Ai është parë, të shtunën mbrëma, rreth orës 22:00, në Rrugën e Kombit.

Një lexues i cili ka dërguar fotografi, ka thënë se përveç veturës së , Zëvendësministrit Qazim Rrahmani, me targa: 3Z 189 16, është parë prapa saj edhe një tjetër veturë zyrtare me targa 3Z 173 18.

Të dy veturat, ia kishin mësyrë Shqipërisë.

Zëvendësministrit Qazim Rrahmani, siç duket i pëlqejnë jashtë mase vizitat. Pasi ai, në raportin 100 ditësh dërguar Haradinajt muajin e kaluar, kishte shkruar se ka vizituar disa nga qytetet e Kosovës.

“Kam zhvilluar një turne për të vizituar dhe takuar disa nga kryetarët e komunave…kam vizituar Ferizajn, Shtimen, Lipjanin, Obiliqin, Pejën, Fushë-Kosovën dhe Podujevën, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat