“Shkarkimi i Thaçit interes kombëtar”

Aktuale

“Shkarkimi i Thaçit interes kombëtar”

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 23:23
Hashim Thaçi

Analisti politik, Arbër Gashi thotë se dorëheqja apo shkarkimi i presidentit Hashim Thaçi do t’i shërbente interesit shtetëror dhe kombëtar.

Ai thotë se do t’i mbështet protest paqësore në të cilat shprehet mospajtimi me politikën e Thaçit, transmeton gazeta “Bota sot”.

“E kam cekur dhe më parë, por nganjëherë edhe ripërsëritja është e nevojshme. I mbështes të gjitha protestat paqësore në të cilat shprehet mospajtimi me politikën e Hashim Thaçit. Dorëheqja eventuale ose shkarkimi i tij nga Kuvendi i Republikës, do i shërbenin interesit shtetëror dhe atij kombëtar. Pa mëdyshje, të gjithë njerëzit vullnetmirë e synojnë një proces të ri demokratizimi e vetëdijësimi qytetar mbi rolin e dëmshëm të veprimit destruktiv në organizimet tona shoqëroro-politike”, shkruan Gashi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat