Inspektorati i Punës kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK

Aktuale

Inspektorati i Punës kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 23:22
QKUK

Mjeku Gani Bajraktari do të kthehet për të punuar në QKUK, kjo pasi Inspektorati i Punës ka vërtetuar se ai ishte suspenduar pa të drejtë.

Ai ka publikuar vendimin e Inspektoratit të Punës, i cili konfirmon se duhet të anulohen vendimet e Komisionit të Ankesave dhe atij Disiplinor, kurse Bajraktari të rimbursohet për mjetet e ndaluara, dhe të kthehet në punë në QKUK.

Në një postim të tij në Facebook Bajraktari ka shkruar:

Të dashur miq,

Inspektorati i Punës, vërtetoj katërcipërisht atë që unë e pata shkruar para 2 muajsh lidhur me montimin me motive hakmarrëse primitive, të qëllimshme, me vetëdije e paramendim, mirë të planifikuar te suspendimit tim, duke shkelur të gjitha procedurat ligjore e rregullorët në fuqi, me një qëllim të vetëm: hakmarrjen ndaj meje!
Akterëve, të cilët kanë vënë firma në krejt këtë marifetllëk unë siç e dini u kam bërë kallëzim në penal në Prokurori dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të jam këmbëngulës në dënimin e tyre meritor, pavarësisht faktit se ata dëshironin apo nuk dëshironin (ishin të detyruar) të përbaltnin personalitetin tim.
Vendimi per suspendimin tim të përkohshëm nga puna mund të këtë dëmtuar seriozisht shëndetin e pacientëve të mi, shumica e të cilëve nuk kanë pranuar të vizitohen tek kolegët e mi të respektuar, për faktin se ata jane mesuar te vizitohen me dekada tek unë në QKUK. Më vjen shumë keq që disa prej tyre janë detyruar (për shkak të Vendimit të montuar të suspendimit tim) të vijnë në sektorin privat, duke shpenzuar (pa asnjë arsye) para nga xhepi i tyre i varfës, për teket e urdhërdhënësit të Vendimit tashmë të anuluar.
Ju falenderoj per perkrahjen e gjere e te pakursyeshme, tuajen!
P.S. Në koment do të postoj vendimin meritor të Inspektoratit të Punës për anulimin e Vendimeve Skandaloze të QKUK-së. (Gani Bajraktari)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat