Islami: PDK do ta dërgoj vet në pension Haradinajn

Aktuale

Islami: PDK do ta dërgoj vet në pension Haradinajn

Nga: D.RR Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:57
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Publicisti Gazmend Islami e ka komentuar për “Bota sot” qeverisjen një vjeçare të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai thotë se tash që e mbushi një vit kjo qeveri, do të njihet si e skandaleve, madje thekson se e kishe thënë edhe në momentin kur hyri në koalicion me PDK.

Image
Gazmend Islami

“Qeveria e Hardianaj për një vit duhet të njihet si qeveri e skandaleve, unë e kam thanë edhe më herët kur bëri koalicion për të hyrë në zgjedhje më njerëzit e SHIK-ut se do të dal i dështuar , me ata që e dërguan disa herë në burg”, ka thënë Islami.

Ai mendon se PDK vet do ta lë jashtë Haradinajn. Për më tepër, Islami thekson se Haradinajn i mungon manovrimi pozitiv politik dhe i mungon aftësia intelektuale në këtë drejtim.

“Pra është një qeveri e dështuar dhe që nuk ka jetë të gjatë, PDK do ta dërgoj vet në pension Ramushin. Gjithsesi, Haradinaj nuk ishte i duhuri për të qenë kryeministër, pasi i mungon manovrimi politik, sigurisht këtë po e them në aspektin pozitiv, si dhe i mungon aftësia intelektuale për atë pozitë”, ka potencuar Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat