Flet njeriu që e bëri sigurimin 20 vjet më parë për varrimin e kolonel Krasniqit

Aktuale

Flet njeriu që e bëri sigurimin 20 vjet më parë për varrimin e kolonel Krasniqit

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 20:52
Ahmet Krasniqi

Njëri prej bashkëpunëtorëve të kolonel Ahmet Krasniqit, Hajrullah Tërnava, ishte njëri prej organizatorëve të ceremonisë së varrimit të kolonel Ahmet Krasniqit pas vrasjës së tij në Tiranë.

Tërnava përmes një postimi në facebook, tregon se si është përkujdesur në atë kohë për varrimin e kolonelit, i cili thotë se u vra mizorisht nga dora tradhtare, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, kolonel Ahmet Krasniqi ishte një kolos që bëri shumë për çlirimin e Kosovës.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Me 21.09.18 të pregaditur për homazhin dhe rivorrimin e të madhit Komandant-Ministrit të Mbrojtjës së Republikës të Kosovës Ahmet Krasniqi, edhe para 20 viteve po në këtë të njejtën datë pata fatin që me njësitin tim tia bëjm sigurimin e vorrimit në ato kohëra të brishta lufte, kur u vra mizirisht nga dora tradhëtare, ky kolos që bëri shumë për çlirimin e Kosovës, shumë nga këta në këtë foto të sotit, gjithashtu ishin pjesëmarrës në atë ditë të kobshme. Mbas rivorrimit, homazh bënem edhe te vorri i të madhit Ibrahim Rugova, mbas gjithë këtyre aktiviteteve të vrullshme relaksi e ka vleren e vete, sikur që po shihet në foton e fundit, përshëndetje të përzemërta shoqëri ...!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat