Njohësi i çështjeve juridike: Ja kur zbardhen vrasjet politike

Aktuale

Njohësi i çështjeve juridike: Ja kur zbardhen vrasjet politike

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 20:25
Itelektualët e vrarë paslufte

Asnjë vrasje politike të cilat jaën kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë, nuk janë zbuluar.

E për këtë fajtor është sistemi i drejtësisë në Kosovë, i cili që nga paslufta as që është interesuar për vrasjet e tilla.

Sistemi i drejtësisë këtu funksionon vetëm për pushtetarët dhe familjarët e tyre.

Për ta, drejtësia është më e shpejtë se “vetëtima”, pasi rastet e tyre zgjidhen në kohë rekorde.

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike në Kosovë, Blerim Burjani pohon se, në këtë periudhë të tashme është gjendja e komplikuar për të zbardhë rastet e shumta që kanë ndodhur më herët.

E kjo sipas tij, është si pasojë që nuk ka drejtësi të pavarur.

“Në këtë kohë kjo duket të jetë e pamundshme, pasi në këto rrethana kur drejtësia është e kapur dhe shteti nuk mund të ushtroj funksionet e duhura në parametrat kushtetuës zbardhaj e rasteve të shumta mund të ndodh vetëm në një kohë plotësisht më ndryshe, atëherë kur të sundoj rendi dhe ligji, e jo njerëzit mbi rendin juridik dhe institucional”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Andaj, siper Burjanit, larg është kjo që të ndodhë, pa ndryshime demokratike në qeverisje shtetërore nuk ka drejtësi funksionale dhe efikase.

“Ndryshimet nuk bëhen me këtë klasë politike aktuale, pasi drejtësia është selektive. Nuk ka gjasa as minimale të ndodhin gjykime dhe arrestime si dhe zbardhje të rasteve të shumta nga periudha e luftës dhe pas luftës. Nepotizmi, korrupsioni i madh shtetëror, kontrollimit të aseteve publike, dërgim ii njerëzve në poste, drejtori për zhvatje ashiqare të buxhetit, andaj larg është sundimi i rendit dhe ligjit. Pasurimi pa bazë dhe konfiskimi i pasurive në këtë kohë nuk mund të ndodhë, në një të ardhme tjetër kjo do të jetë e mundshme”, shprehet ai.

Sipas ti, vetëm Gjykata Speciale mund të kryej punë të pavarur, me këtë gjyqësi në Kosovë gjasat nuk janë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat