“Pasojat e vonesës shtatëvjeçare të Hashim Thaçit”

Aktuale

“Pasojat e vonesës shtatëvjeçare të Hashim Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:03
Hashim Thaçi

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku thotë se çështja e Kosovës Lindore është dashtë gjithmonë të trajtohet dhe jo të injorohet.

E kjo është dasht që të shtrohet me forcë pas fillimit të dialogut me Serbinë ën vitin 2011, por sipas tij, kjo nuk është bërë dhe pasojat janë të rënda.

“1) Serbia gjatë këtij dialogu ka përcaktuar vijat e veta etnike në Kosovë;

2) Serbët e Kosovës kanë siguruar privilegje të padrejta e në kurriz të shumicës shqiptare, dhe

3) Serbia ka intensifikuar shpërnguljen dhe dëbimin në pjesën veriore të Kosovës dhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë”, shkruan Klinaku në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Pasojat e vonesës shtatëvjeçare të Hashim Thaçit

Çështja e Kosovës Lindore (Luginë e Preshevës) është dashtë gjithmonë të trajtohet e assesi të injorohet. Por veçanërisht pas fillimit të dialogut me Serbinë më 2011 kjo çështje është dashtë të shtrohet me forcë. Kjo nuk është bërë dhe domosdo pasojat janë të rënda dhe vështirë të riparueshme. Tri janë pasojat më të mëdha nga heshtja e kësaj çështjeje dhe e bisedimeve vetëm për serbët e veriut, respektivisht vetëm për serbët e Kosovës:

1) Serbia gjatë këtij dialogu ka përcaktuar vijat e veta etnike në Kosovë;

2) Serbët e Kosovës kanë siguruar privilegje të padrejta e në kurriz të shumicës shqiptare, dhe

3) Serbia ka intensifikuar shpërnguljen dhe dëbimin në pjesën veriore të Kosovës dhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë.

Sidoqoftë, populli thotë më mirë vonë se sa kurrë!

Së paku tani të shtrohet çështja ashtu si duhet e me vendosmëri e qëndrueshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat