Delawie u tregon zyrtarëve vërejtjet e tij të fundit para se të shkoj

Aktuale

Delawie u tregon zyrtarëve vërejtjet e tij të fundit para se të shkoj

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:16
Greg Delawie

Greg Delawie është duke i numëruar ditët si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, por para se ta lë Kosovën, ai ka listuar disa vërejtje për vendin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka shkruar se ka një vërejtje të fundit për zyrtarët e Kosovës.

Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë të cilët vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve, bëjnë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre.

“Vërejtjet e mia të fundit: Kosova do të ketë sukses si shtet dhe ne të gjithë duam që ajo të jetë më e vendosur në angazhimin dhe udhëheqjen e sundimit të ligjit. Ata zyrtarë që vendosin interesat e tyre para qytetarëve janë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre”, ka shkruar Delawie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat