“Vrasës, vrasës...”, Thaçi i ngulfatur nga akuzat

Aktuale

“Vrasës, vrasës...”, Thaçi i ngulfatur nga akuzat

Nga: D.RR Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:03
Gani Geci dhe Hashim Thaçi

Dje ish- deputeti i LDK-së, Gani Geci, haptas para mediave e publikut drejtoi gishtit në presidentin Thaçi si urdhërdhënës i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, pikërisht në ditën kur koloneli po rivarrosej në Prishtinë.

Madje, Geci ka thënë se Thaçi po mundohet t’i ikë Gjykatës Speciale, duke nderuar heronjtë.

“Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderoj heronjët. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Tutje Geci ka kërkuar që Presidenti të dorëzohet para Tribunalit të Hagës.

“ I kërkojmë Hashim Thaçi të dorëzohet para Hagës. Do të jem dëshmitar për vrasjet politike të tij pas luftës, familjet patriotike janë vrarë më urdhër të Hashim Thaçit”.

E sot djali i Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdari ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçin për vrajsen e babait të tij, dhe jo vetëm.

Hajdari ka deklaruar se Thaçi është i dyshuari kryesor për vrasjen e shumë kundërshtarëve politikë, ku edhe e ka përmendur edhe rastin e babait të tij.

Përveç kësaj, Hajdari i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi, duke thënë se një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu.

“Një popull , nuk mund t'i nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Pjesë e atyre që po e akuzojnë presidentin Thaçi si vrasës, u bë edhe Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, i cili pas deklaratës së këtij të fundit, shkroi në Facebook se Hashim Thaçi është përgjegjës për të gjitha vrasjet politike që ndodhën pas luftës.

Ndaj këtyre akuzave të shumta, presidenti i vendin Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen para përgjigjes për këto akuza.

Ai po vazhdon që të lobojë për idenë e tij që Presheva t’i bashkohet Kosovës, derisa për Gjykatën Speciale që nga iniciativa për shfuqizimin e saj nuk e ka thënë as edhe një fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat