Nuk është veç Gani Geci, edhe këta dy ish-pjesëtar të SHIK-ut e akuzuan Thaçin për vrasje

Aktuale

Nuk është veç Gani Geci, edhe këta dy ish-pjesëtar të SHIK-ut e akuzuan Thaçin për vrasje

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2018 Në ora: 19:53
Thaçi dhe figurat e shquara të çështjes kombëtare të cilat janë vrarë

Ishte Gani Geci, i cili gjatë ditës së sotme ka akuzuar direkt presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për urdhërdhënie të shumë vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe jasht saj.

Geci tha se, me urdhër të Thaçit është vrarë koloneli Ahmet Krasniqi, Haki Imer, Smajl Hajdari e disa të tjerë.

Por nuk është i pari Geci që akuzon presidentin për vrasje. Më herët e kanë akuzuar ehe ish anëtarët e SHIK-ut, Naim Miftari dhe Nazim Bllaca.

Image
Haki Abazi

Këtë e thotë edhe analisti politik Haki Abazi, i cili shton se, Thaçi do të duhej të paraqitej para drejtësë pas të gjitha këtyre apostofimeve, andaj Prokuroria do të duhej të hetonte Thaçin për të gjitha ndodhitë ku është i dyshuar.

“Nga të gjitha apostrofimet dhe dëshmitarët Thaçi do të duhej të paraqitej para drejtesisë së Kosovës. Prokuroria do të duhej të hetonte rolin e Thaçit në të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë ku është i dyshuar. Gani Geci nuk është njeriu i vetëm, Nazim Bllaca, Naim Miftari, por edhe shumë të tjerë kanë dekalaruar për përfshirjen e Thaçit në eliminimin fizik të njerëzve më poste dhe pozicione politike e ushtarake”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Lidhur me këto akuza gazeta “Bota sot”, i ka shkruar Presidencës së Kosovës, por zyrtarët e këtij institucioni, sikurse edhe herëve tjera duket se nuk e kanë parë të arsyeshme të përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat