Protesta e 29 shtatorit, kauzë e VV-së apo e domosdoshme?

Aktuale

Protesta e 29 shtatorit, kauzë e VV-së apo e domosdoshme?

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:46
Albin Kurti

Protesta e thirruar me 29 shtator, nga Lëvizja Vetëvendosje është një test i madh për këtë subjekt politik, e cila përherë të par pas ndarjes do të testoj realisht mbështetjen e saj.

Kështu thotë, analisti politik, Faton Mehmeti, i cili shton se ky është test për Albin Kurtin dhe partinë e tij, e cila varësisht numrit të pjesëmarrjes do t’i bënë edhe hapat e tjerë të radhës.

“Nëse në këtë protestë do të ketë numër të madh të njerëzve kjo do i jep siguri Albinit për të kërkuar me çdo kusht rrëzimin e kësaj qeverie dhe shkuarjen në zgjedhje, por nëse mbeshtetja nuk është e madhe VV nuk do të kërkoj zgjedhje brenda këtij viti, ose në fillim të vitit tjetër pa u konsoliduar”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas ti, megjtihëse në Kosovë ka shumë arsyje për të protestuar, dhe e cila duhet të shndërrohet në kulutrë, se të protestsosh do të thotë të jesh aktiv për gjendjen që ndodh dhe realitetin që të rrethon.

“Por tek ne protestat kanë marrë konotacion kredibiliteti të individëve se sa të kauzave. Andaj besoj se edhe LDK nuk i është bashkuar kësaj proteste, pasi s’ka nevojë të mbush sallat e VV, derisa kauza është në rend të dytë. Megjithatë kjo protestë është e domosdoshme për t"i treguar Hashim Thaçit që populli më nuk i duron marrëzirat e tija”, potencin Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat