Mediat serbe: Aktakuzat e Gjykatës Speciale pas përfundimit të bisedimeve

Aktuale

Mediat serbe: Aktakuzat e Gjykatës Speciale pas përfundimit të bisedimeve

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:25
Gjykata Speciale

Kosova po kërkon garanci për amnestimin e të akuzuarve eventualë nga Specialja si kusht për bisedimet me Serbinë.

“Nuk do të ketë farë akuza së paku edhe një vit, përkatësisht deri sa të përfundojnë bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel”, i ka thënë gazetës serbe “Blic” një burim anonim i afërt me pushtetin e Prishtinës.

Sipas gazetës, vetë formimi i Gjykatës Speciale “për krimet e UÇK-së” ka shkaktuar shqetësime dhe thekson se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tash e një kohë të gjatë numërohet si njëri ndër të akuzuarit e sigurt të kësaj gjykate.

Mirëpo, sipas gazetës, duke pasur parasysh se Thaçi ka funksion të lartë politik, është pak e besueshme se ai, apo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli “do të nxirren para drejtësisë”.

Gazeta citon avokatin serb Nebojsha Vlajiq, i cili do t’i përfaqësojë viktimat e “krimeve të UÇK-së” të ketë thënë se po ashtu nuk pret fillim të shpejtë të gjykimeve.

“Shqiptarët negociatat e Prishtinës e Beogradit i kanë ndërlidhur me punën e gjykatës për krime të UÇK-së. Për ta gjykimi i pjesëtarëve të UÇK-së është shumë i rëndësishëm, prandaj po tentojnë që përfundimin e bisedimeve me Beogradin në Bruksel ta kushtëzojnë me një lloj garancie se do të amnistohen apo të dënohen pak për krimet në Kosovë”, ka thënë Vlajiq.

Analisti politik Dusan Janjic i ka thënë gazetës se procesi i Brukselit dhe Gjykata Speciale do të duhej të jenë të pavarur nga njëri tjetri, por megjithatë janë në korelacion.“Pres që për këtë shkak gjykata së pari do të fillojë me lëndë më të vogla për krime ndërmjet shqiptarëve, të cilat nuk do të zgjojnë vëmendje të madhe mediale, ndërsa vetëm kah fundi i 2019-ës do të fillojnë dy procese të mëdha, dhe atë përsëri të balancuara: kundër tregtisë me organe, por edhe kundër grupit gjakovar të funksionerëve të lartë të Ushtrisë së Serbisë”, ka deklaruar Janjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat