Dje i referohej vetëm si dëshmor, “pendohet” Ramush Haradinaj për kolonel Ahmet Krasniqin, ja si e quan tani

Aktuale

Dje i referohej vetëm si dëshmor, “pendohet” Ramush Haradinaj për kolonel Ahmet Krasniqin, ja si e quan tani

Nga: P.R Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:49
Ahmet Krasniqi dhe Ramush Haradinaj

Në agjendën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ditën e sotme e dërguar nga kryeministria gjatë ditës së djeshme, ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, heroit të kombit, kolonel Ahmet Krasniqit, i referohej vetëm si dëshmor.

“2. Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. VENDI: Holli i Kuvendit të Kosovës  KOHA: 10:00 3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. VENDI: Teatri Kombëtar, Prishtinë KOHA: 12:30 4. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. VENDI: Varrezat e Dëshmorëve, Prishtinë KOHA: 14:00”, thuhej në agjendën e dërguar gjatë ditës së djeshme.

Por, sot përmes një komunikate për media, Haradinaj ka sqaruar se ka ndodhur, siç e quan ai një lëshim nga ana e kryeministrisë.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin se në Agjendën e Kryeministrit të datës 21 shtator 2018 është bërë një lëshim sa i përket agjendës së homazheve, Akademisë Përkujtimore dhe Rivarrimit të Heroit të Kombit Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit të Kombit Qazim Jakupi. Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj kërkon falje për këtë lëshim në emërtimin e saktë të Heroit Krasniqi dhe Dëshmorit Jakupi, duke e siguruar opinionin dhe familjarët që ky gabim është bërë i pa qëllim dhe u kërkon falje familjarëve të prekur nga ky lëshim. Zyra e Kryeministrit ju njofton se për këtë ngjarje është punuar shumë në javët e fundit, si një nismë e vet Kryeministrit Haradinaj në mbështetje edhe të familjeve dhe se agjenda e datës 21 shtator 2018 do të vazhdojë të jetë e njëjta dhe të gjitha organizimet bëhen nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit Haradinaj”, thuhet në arsyetimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

“2. Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorit Qazim Jakupi. VENDI: Holli i Kuvendit të Kosovës  KOHA: 10:00 3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Heroin e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorin Qazim Jakupi. VENDI: Teatri Kombëtar, Prishtinë KOHA: 12:30 4. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorit Qazim Jakupi. VENDI: Varrezat e Dëshmorëve, Prishtinë KOHA: 14:00”, përfundon njoftimi nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat