Kollçaku: Qeveria duhej ta rriste numrin e inspektorëve e jo të zëvendësministrave

Aktuale

Kollçaku: Qeveria duhej ta rriste numrin e inspektorëve e jo të zëvendësministrave

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 00:39
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se në vend se qeveria të koncentrohej në rritjen e numrit të inspektorëve, ajo e gllabëron buxhetin e vendit me stafin e saj enorm të zëvendës-ministrave.

“Bazuar në faktin që kjo qeveri gjeti mjete buxhetore për një numër kaq të madh të zëvendës-ministrave, koordinatorëve e këshilltarëve të ndryshëm, mendoj që prioritet do të ishte me siguri punësimi i një numri më të madh të inspektorëve sepse kjo problematikë është duke u rritur vit pas viti dhe nuk është e panjohur për qeveritë e deritanishme”, tha Kollçaku.

“Qeveria kur ka filluar me punësimin e një stafi, një kabineti qeveritar enorm megaloman që gllabëron buxhetin aktual të varfër të Kosovës, besoj që ma shumë prioritet është dashur  të trajtohet kjo çështja e rritjes së numrit të inspektorëve”.

Ajo tha se duhet marrë masa parandaluese, ndërkaq kërkoi nga inspektorët që ta konstatojë gjendjen dhe jo vetëm t’i gjobisin ata që bëjnë shkelje.

“Detyra e inspektorit nuk është vetëm të paraqesë gjoba, por të konstatojë një gjendje”.

“Puna e inspektorit është që edhe të shikojë a po ndërmerren masat parandaluese nga punëdhënësit”, vijoi mes tjerash ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat