Haxhiu: Thaçi po e mashtron Luginën - vetëm Tërrnovci e Konçuli do t'i bashkoheshin Kosovës

Aktuale

Haxhiu: Thaçi po e mashtron Luginën - vetëm Tërrnovci e Konçuli do t'i bashkoheshin Kosovës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:45
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër presidentin Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.

Haxhiu ka thënë në se Thaçi po i mashtron shqiptarët e Luginës së Preshevës, për gjoja bashkimin e asaj pjese të Serbisë me Kosovën.

“Nuk bëhet fjalë për bashkim. Ky po mashtron ata”, është shprehur Haxhiu.

Sipas saj, në rast të një shkëmbimi të territoreve mes Kosovës e Serbisë, Kosova do t’i merrte vetëm dy fshatra të Serbisë, dhe assesi Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin.

“Janë vetëm Tërrnovci, Konçuli. Këto dy fshatra”, ka thënë Haxhiu në T7. “Vetëm këto, këndej hekurudhës”, në shkëmbim me veriun e Kosovës, ka theksuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat