Konjufca akuzon PSD'në se po i shërben partive në pushtet

Aktuale

Konjufca akuzon PSD'në se po i shërben partive në pushtet

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:42
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dallimet mes partisë së tij dhe Partisë Socialdemokrate, e përbërë kryesisht nga ish-kolegë të tij partiakë.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, se PSD, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti, nuk po i bashkohet VV’së dhe partive tjera opozitare kur ato po e sfidojnë qeverinë e vendit.

Sipas Konjufcës, PSD’ja po i shërben partive që udhëheqin vendin aktualisht.

Ai ka akuzuar PSD’në se më shumë “po kujdeset që të fillojnë seancat e pozitës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat