Kushërira e kolonel Ahmet Krasniqit i reagon ashpër Ramush Haradinajt: Marre...

Aktuale

Kushërira e kolonel Ahmet Krasniqit i reagon ashpër Ramush Haradinajt: Marre...

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2018 Në ora: 20:02
Arta Krasniqi, Ramush Haradinaj

Kushërira e kolonelit Ahmet Krasniqi, ministrit të Luftës, Arta Krasniqi, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për varrimin e kolonelit.

Arta përmes një postimi në Facebook, thotë se, nesër varroset Ministri i parë i luftës si ministër dhe si hero, e jo si dëshmor, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas saj, madhështinë e kolonelit Ahmet Krasniqi nuk mundet ta mohoj askush.

Lexojeni shkrimin e plotë:

I nderuari Z.Haradinaj !

Neser behet rivarrimi i Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës njeherit HERO i shpallur nga Republika e Shqiperis gjithashtu edhe nga Kosova .

I nderuar Kryeminister ,Ministri i pare i luftes neser vorroset si Minister dhe Hero e jo si dëshmor.

Madheshtin e baces Ahmet as ti por askush nuk do mund te mohoj.

#marre

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat