Qalaj dhe Kelmendi flasin për rritjen e profesionalizmit në polici

Aktuale

Qalaj dhe Kelmendi flasin për rritjen e profesionalizmit në polici

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:55
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, u takuan sot me kryeshefin ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, u takuan sot me kryeshefin ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, të cilët janë pajtuar se rritja e profesionalizmit dhe integritetit të zyrtarëve policorë është prioritet i përbashkët për të pasur një Polici të përgjegjshme, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Me këtë rast Qalaj e përgëzoi Kelmendin për përzgjedhjen e saj në  pozitën e kryeshefit të IPK-së dhe i uroi suksese në punën e saj.

Kryeshefja e IPK-së, Kelmendi dhe Qalaj u dakorduan  për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë dhe Inspektoratit Policor.

Sipas një komunikate të IPK-së, bashkëbiseduesit në këtë takim u pajtuan se rritja e profesionalizmit dhe integritetit të zyrtarëve policorë është prioritet i përbashkët për të pasur një Polici të përgjegjshme, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, si dhe për angazhim maksimal dhe luftë të pa kompromis ndaj dukurive negative që mund të shfaqen në Policinë e Kosovës si institucioni kryesor përgjegjës për sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat