Thaçi dhe loja e Vuçiqit, me frymën nacionaliste të mbretit Dushan!

Aktuale

Thaçi dhe loja e Vuçiqit, me frymën nacionaliste të mbretit Dushan!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:30
Aleksander Vuçiq, Hashim Thaçi

Referendumin e presidentit Thaçi për ndryshime kushtetuese në rast të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, njohësi i çështjeve juridike në Kosovë, Blerim Burjani e quan si lojë të Vuçiqit, ndërsa thotë se fryma nacionaliste serbe ekziston që nga koha e mesjetës apo mretit Dushan.

Burjani thekson se, të njëjtë lojë Vuçiqi e kishte paralajmëruar të ndodh në Serbi në prill të këtij viti për mbajtjen e një referendumi atje për një marrëveshje historike me Kosovën, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Image
Blerim Burjani

“Këto janë lojëra të Thaçit i cili e emiton Vuçiqin, ose së paku jep ide të njëjta dhe kërkon legjitimacion të njëjtë nga populli. Nuk besoj se rryma Thaçi – Vuçiq të arrinë ndonjë marrëveshje, insistimi i Thaçit për korrigjim të kufijve është i kotë. Serbia kërkon 10 komuna serbe në Kosovë që i bie diku 35% e territorit të Kosovës. Kurse Thaçi kërkon 3 komuna shqiptarë në Serbi që të i kthehen Kosovës”, thekson Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, gjasat janë zero që kjo të ndodhë, sepse Kosova e ka sovranitetin e vet dhe e vetmja rrugë mbetet respektimi i kufijve të vitit 1974 Kosovë-Serbi.

“Pra s’ka më kohë për të humbur ose ka marrëveshje në këta kufij aktual ose nuk ka. Është humbje e madhe e energjisë së Thaçit në këtë drejtim dhe ai e din shumë mirë se këtu dhe për këtë temë s’ka asgjë. Fryma nacionaliste e Serbisë ekziston si politikë prej kohës së mbretit Dushan nga Mesjeta. Politika serbe tradicionalisht e ka bazën nacionaliste dhe hemogjeniste. Nuk ka pas kurrë mirëkuptim Serbia me shtetet fqinjë as historikisht dhe këtu e vetmja rrugë mbetet presioni i BE-së dhe SHBA-së. Serbia nuk pranon asgjë përveç ndarjes, ndërsa Kosova nuk pranon kurrfarë ndarje territoriale të Kosovës. Këtë e konsideroj edhe si lojë të Thaçit për të marr poenë ndërkombëtarë dhe për tu nje novelist për paqe, e kjo s’ka për të ndodhë”, pohon ai.

Sipas tij, nuk duhet me u merr me referendum, nëse ndodh ndonjë marrëveshje paraprake atëherë mund të pyeten popujt, kështu si është gjendja nuk ka nevojë për referendume.

“Unë nuk shoh seriozitet nga fjalët e deritashme të Thaçit në këtë temë, andaj është një lojë politike pa mbulesë dhe pa ndonjë arsye që mund të obligonte kënd të merret me të”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat