VV e sfidon Thaçin, i kërkon të nënshkruajë marrëveshje me përfaqësuesit e Kosovës Lindore

Aktuale

VV e sfidon Thaçin, i kërkon të nënshkruajë marrëveshje me përfaqësuesit e Kosovës Lindore

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:00
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu ka deklaruar se presidenti i vendit Hashim Thaçi, duhet të nënshkruaj marrëveshje me shkrim me përfaqësuesit e Kosovës Lindore.

Ai ka thënë se Thaçi ka dhënë gjithmonë zotime por tash është koha që të jap nënshkrime legjitime

Statusi i plotë

Hashim Thaçi si president i Republikës së Kosovës duhet të bëjë marrëveshje me shkrim e të nënshkruar me përfaqësuesit politikë e legjitim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Presidenti Thaçi ka bërë marrëveshje me Serbinë në të kaluarën dhe ka shprehur gatishmëri për marrëveshje të reja me të në të ardhmen.

Por, tash është koha kur zotimin e tij Presidenti duhet ta bëjë marrëveshje të nënshkruar me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat