Konjufca – Pozitës: Pa opozitën nuk mundeni me votu asgjë në Kuvend

Aktuale

Konjufca – Pozitës: Pa opozitën nuk mundeni me votu asgjë në Kuvend

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:39
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka reaguar sot gjatë seancës së jashtëzakonshme ndaj pozitës në Parlament, pasi kolegu i tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e kritikoi opozitën për mos kryerjen e punëve në miratimin e ligjeve me rëndësi për qytetarët e Kosovës, dhe shkaktim të bojkotit në Parlament.

Krasniqi kritikoi opozitën për faktin se nuk kishin shkuar më herët në seancë për të votuar projektligjet dhe programet e Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës,  ani pse të njëjta qysh para katër muajve si dhe në seancën e kaluar, kishin dalë për votim por nuk ishin votuar në mungesë të kuorumit.

Gjithçka kishte nisur pasur kryetari i Kuvendit lajmëroi se ka propozime për të futur edhe katër projektligje për miratim me procedurë të përshpejtuar.

Për çka kishte paqartësi nëse do të pranohet nga e tërë opozita meqë për këtë kërkohej miratimi i një mocioni procedural.

Krasniqi i PDK-së, madje ironizoi me opozitën duke e falënderuar se ka shkuar sot në seancë.

Krasniqi – Opozitës: Ju rrit ndera që erdhët në Kuvend me kry punën për të cilën ju ka zgjedh populli

“Projektligjet janë këtu që katër muaj, javën e kaluar kanë qenë dhe këta s’kanë ardh s’i kanë votu. S’i kanë votu as para bojkoti të ri që këta kanë fillu tash në sezonin e shtatorit. Dje, pardje ju ka ra ndërmend që janë të rëndësishme këto pika për çka kemi fol me muajt të tanë dhe veç po du me dit pse është më e rëndësishme Programi “Evropa për qytetarët” sesa “Evropa Kreative”... Dhe jo vetëm kjo, nëse është thirr kjo seancë me idenë që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm atëherë ndera ju rrit që jeni ardh me kry punën e juaj për çka jeni zgjedh prej popullit por atëherë masi veç keni ardh sot hajde po i shtimë krejt  ato që janë për me i ratifikua e që janë për të mirën e qytetarëve, meqenëse po thirreni në të mirën e qytetarëve dhe në letrën që keni kërkuar seancën e jashtëzakonshme dhe po I votojmë të gjitha. Cila është arsyeja so t me thanë po e votojmë IPA-n por s’po e votojmë ‘Evropën’ si koncept. Janë programe të Bashkimit Evropian, janë programe për qytetarët e Kosovës dhe ne jemi këtu sot duke pasur mirëkuptim edhe duke e kuptu politikën dhe këto taktika në marrëdhënie me publiken, krejt në rregull është se përfitojnë qytetarët por nëse kryetari i Komisionit e propozoj Evropën që me bë një mocion procedural unë nuk po muj me kuptu pse janë kundër. Pse duhet me kon kundër me votu Evropën Kreative kur sot keni vendos me votu Evropën për qytetarët dhe Erasmus Plusin për mu është shumë e ulët dhe e pakuptimtë. Ne do ta votojmë ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Krasniqi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca iu përgjigj Krasniqit duke shpjeguar arsyet e bojkotit të opozitës. Duke e lidhur këtë me debatin e nisur nga presidenti Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë, si dhe bojkotin që ia bëri pozita seancës së kërkuar për këtë temë nga opozita.

Deputeti Konjufca tha se pozita duhet të mësohet se jeta e parlamentarizmit nuk bëhet pa opozitën dhe se pozita nuk mund të ec asgjë pa opozitën.

Konjufca: Jeta e parlamentarizmit caktohet nga opozita e jo pozita

‘Po tash ne prapë duhet të kthehemi te argumenti pse kemi ardh deri këtu. Nëse nuk e shqyrtojmë këtë çështje ne nuk mund ta kuptojmë bojkotin e opozitës që e ka apliku. Për me ju kthye argumentit qendror, argumentit në thelb është që pushteti ka dashtë me na jap një leksion  që është me nënshtru opozitën. Me na kallxu që ju pa mazhorancën nuk mundeni me majt asnjë seancë në Kuvendin e Kosovës, të paktën kështu e kam kuptu. E tash opozita po don juve me ju eduku në kuptimin politik që përnjëmend nëse e këqyr Qeverinë me numra, pa opozitën kurgjo nuk bëhet bre, kurgjo nuk muni me ec pa opozitën. Duhet me u mësu, duhet me u eduku me këtë mësim elementar të demokracisë. Pa opozitën nuk ka parlamentarizëm në këtë vend, dhe ju po e refuzoni  këtë punë. Kështu që për këtë arsye. Unë mendoj që debate duhet me u kthy aty ku e ka vendin e debate e ka vendin në argumentin që ju duhet me u leju me u mbajt se ancat e opozitës. Masi filluam pse, pse, pse,  pse po e votoni këto e pse s’po e votoni këtë. E pse pra të gjitha këto qenkan më të rëndësishme se territori I Kosovës dhe se presidenti qe del aty edhe do me shty deri në fund projekte personale, pse mos me u mbajt ajo seancë e opozitës për me ja vendos një rezolutë që cakton se çka është sovraniteti i Kosovës, cilat janë kufi9jtë e Kosovës, paprekshmëria e kufijve të Kosovës. Atëherë nëse doni me i dhanë zgjidhje bojkotit,  atëherë zgjidhja është kjo. Duhet të mbahet seancë e opozitës të cilën ju e keni ndalu, e keni rrëmbyer, kryeministri me idenë e tij të orës 9 të mëngjesit dhe nëse zgjidhjet kjo atëherë mundet me pas shpresë që jeta parlamentare e Kosovës mundet me u zhvillu nëse nuk zgjidhet kjo atëherë natyrisht që opozita ka me diktu ritmin e jetës parlamentare”, ka thënë Konjufca.

Mocioni procedural ka kaluar me 74 vota pro dhe 15 kundër, pa asnjë abstenim. 89 deputetë votuan gjithsejt në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat