Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Nëse do luftë nisja, por jo në studio televizive

Aktuale

Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Nëse do luftë nisja, por jo në studio televizive

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Preshevës me Kosovë e ka bërë vet Kosova Lindore.

Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë.

Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, presidenti i Kosovës tha se e mbështetshin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt që ka dhënë se kufijtë janë bërë më luftë, Thaçi tha se cilido mund t’ia nis luftën dhe se nuk e ka ndërmend t’i pengojë.

Ia dërgoi një mesazh, i tha se lufta bëhet në istikame, jo në studio televizive.

Thaçi: Lufta bëhet në istikame jo në studio televizive

“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.

Ka shpjeguar se është udhëheqës i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e asamblesë së përgjithshme të OPKB-së dhe se do respektojnë gjithë agjendën dhe protokollin

Deklaroi se do takohet me Presidentin Trump dhe do bisedojnë shkurt për çështjet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Ai tha se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një Rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës.

Sipas tij, nëse kjo ndodhë do të sjellë edhe më shumë paqe.

Kur foli për Maqedoninë, tha se u japin mbështetje të plotë në referendum.

Thaçi: Kërkesën e Luginës dua ta institucionalizoj

 “Mund të thotë dikush që është interferim nga Kosova, por kur ne do të kemi mundësinë për referendum do ju ftojmë me na ndihmë. Diskutuam edhe për zhvillime në Kosovë.....neve na mbetet si Kosovë të përmbyllim edhe angazhimin tonë për normalizimin e marrëdhënieve mesa Kosovës dhe Serbisë, pas përmbyllje së demarkacionin edhe me Maqedoninë edhe Malin e Zi është koha që edhe me Serbinë ta mbyllin prej 430  kilometra.  Do të jetë çështje e ndjeshme, unë do të respektojnë dhe vlerësojë lartë institucionalizimin e kërkesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovës”, ka thënë ai.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se mbështetja e Kosovë është shumë e rëndësishme për ta.

Thaçi: Rruga e të gjithë është BE-ja

“Do të vazhdojmë të komunikojmë, nuk ka kurrfarë konspiracioni, është politikë publike. Shqiptarët e Maqedonisë janë të orientuar drejt procesit integrues në NATO dhe BE, jemi duke dhënë kontributin tonë në këtë drejtim, dhe kjo nuk është ndonjë rrugë që na ndan nga Kosova, Mali i Zi apo vende të tjera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat