Krasniqi: Qeveria aktuale po shpenzon pa kontroll

Aktuale

Krasniqi: Qeveria aktuale po shpenzon pa kontroll

Nga: G.B Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:25
Qeveria e Kosovës

Albert Krasniqi nga KDI ka krahasuar qeverinë e kaluar dhe aktualen, derisa ka thënë se qeveria e kaluar, me gjithë plogështin, ka pasur disiplinë financiare dhe përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria aktuale, përveç arrogancës, shpenzon pa kontroll.

“Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Qeveria e kaluar, me gjithë plogështinë që e karakterizonte, të paktën kishte disiplinë financiare dhe më shumë përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike.

Qeveria aktuale, përveç arrogancës, shpenzon pa kontroll. Mjafton t’i shihni vendimet e tri mbledhjeve të fundit të Qeverisë (62, 63 dhe 64), dhe kuptoni lehtësinë me të cilën ndahen rreth një milionë euro. Këtu nuk përfshihen shumë aktivitete tjera për të cilat nuk është vendosur kosto buxhetore por vetëm janë udhëzuar institucionet t’i zbatojnë vendimet.

Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat