Deda e quan Thaçin nxënës të Çosiqit

Aktuale

Deda e quan Thaçin nxënës të Çosiqit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 23:05
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi s’duhet të lejohet ta realizojë këtë projekt.

Sipas tij, është e çuditshme se si presidenti i vendit po mbështet një ide të Dobrica Çosiqit për ndarjen e Kosovës, të cilën ai e ka quajtur shoviniste e fashiste.

Deda e ka cilësuar Thaçin nxënës të Çosiqit.

Kujtojmë se ideja për ndarjen e Kosovës si projekt është promovuar më së shumti në Beograd nga elita e atjeshme politike. 

Shkrimtari dhe politikani i njohur serb, Dobrica Çosiq, e kishte elaboruar publikisht idenë e tij për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje të përhershme të konfliktit shqiptaro-serb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat