“I ndalohet hyrja në Kosovë kolegut të Hashim Thaçit, agjentit të DGSE-së franceze”

Aktuale

“I ndalohet hyrja në Kosovë kolegut të Hashim Thaçit, agjentit të DGSE-së franceze”

Nga: P.R Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:39
Arnaud Gouillon dhe Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë shtetasit francez Arnaud Gouillon, njeri i afërt me Ivica Daçiqin

“Mund te ju konfirmojmë se me vendim te institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, është ndaluar personi në fjalë në pikën kufitare dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit i është refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

E pas këtij ndalimi, Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Arnaud Gouillon është koleg i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në fakt Arnaud Gouillon është agjent i Shërbimi Sekret Francez (DGSE), dhe vepron duke u fshehur pas aktiviteteve gjoja humanitare. Në anën tjetër ne kemi presidentin e Republikës, Hashim Thaçin, njeriun i cili ishte rekrutuar si agjend nga po i njejti shërbim, pra nga DGSE-ja franceze, dhe kjo i bije që sot policia ia paska ndaluar hyrjen në Kosovë një kolegut të presidentit Thaçi. Ec e bjeri n’fije këtij pshtjellimi. Zoti e boftë hajr!”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Një kolegut të presidentit Thaçi,nuk lejohet nga policia të hyjë në Kosovë

Shtetasit francez Arnaud Gouillon, autoritetet e sigurisë sot ia kanë ndaluar hyrjen brenda territorit të Republikës së Kosovës.Gouillon është udhëheqës i të ashtuqajtures Organizatë Humanitare “Solidarity Kosova”, organizatë kjo që ka qendrën në Serbi dhe ka mbeshtetur herë pas here me ndihma serbët të cilët jetojnë në Kosovë. Në fakt Arnaud Gouillon është agjent i Shërbimi Sekret Francez (DGSE), dhe vepron duke u fshehur pas aktiviteteve gjoja humanitare. Në anën tjetër ne kemi presidentin e Republikës, Hashim Thaçin, njeriun i cili ishte rekrutuar si agjend nga po i njejti shërbim, pra nga DGSE-ja franceze, dhe kjo i bije që sot policia ia paska ndaluar hyrjen në Kosovë një kolegut të presidentit Thaçi.
Ec e bjeri n’fije këtij pshtjellimi. Zoti e boftë hajr ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat