Milaim Zeka publikon shpenzimet skandaloze të kryeministrisë në telefona dhe laptopë

Aktuale

Milaim Zeka publikon shpenzimet skandaloze të kryeministrisë në telefona dhe laptopë

Nga: D.RR Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:22
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA, Mialim Zeka ka shkruar në Facebook se zyra e kryeministrit ka shpenzuar 8000 euro për katër laptopë dhe 1000 euro për një telefon, përcjell “Bota sot”.

Ai i bënë thirrje kryeministrit që të marrë masa ndaj atyre që kanë ardhur me një propozim të tillë.

Postimi i plotë:

4 laptop 8000 euro, dhe 1 telefon 1000

Zyra e Kryeministrit paska hargjuar 8000 euro per kater laptop, dhe 1000 euro per nje telefon. 9000 euro. Nje laptop super i mire kushton jo me shume se 500 euro. Kjo eshte marre e ma shume se marre. Zoti i vrafte ata qe lejojne veten te keqeperdorojne parane publike deri ne kete shkalle.

I beje thirreje Kryeministrit qe te marre masa ndaj atyre qe kane ardhure me nje propozim te tille. Per mu, hajnia e parase publike eshte problem i ketije vendi, jo diçka tjeter. Sot erdhi tek une invalidi i luftes, Shkumbin Hoti, djale nga Gjakova, qe vuante per nje proteze te kembes. Kam luftu edhe ne Drenice, me tha. Dr. Fadil Beka e Shpetim Robaj me kane operu. Asnjeren kembe nuk e kam. Qe 20 vite po pres per nje proteze. Ja shikoje, vetem kontrollat ne Hamburg po me kushtojne 8000 euro, e keta udhetojne edhe ne biznesklass. Ani laptop 2000 euro per cope. Kuku Kosove cka po duron. Ka humbe marreja ne kete vend...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat