Skandaloze, ish- luftëtari që e lëshoi shtëpinë për Shtab të UÇK-së, në listën e veteranëve mashtrues

Aktuale

Skandaloze, ish- luftëtari që e lëshoi shtëpinë për Shtab të UÇK-së, në listën e veteranëve mashtrues

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:15
Shtëpia e Rrok Berishës, e lëshuar për Shtab të UÇK-së

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka publikuar listat e veteranëve mashtrues. Por në këto lista, janë publikuar edhe emra të shquar, të cilët ishin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në aktakuzën e përgatitur nga ish prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, thuhet se janë shtuar rreth 2 mijë persona tjerë. E siç duket këtu është bërë “gabimi” më i madh, kur kanë futur edhe ish-ushtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit ka pranuar se numri i veteranëve të rrejshëm, të cilët janë pjesë e aktakuzës së ish-prokurorit special Elez Blakaj, është rritur.

Në listën e veteranëve të rrejshëm gjendet edhe Rrok Berisha, ish ushtari dhe shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).

Image
Rrok Berisha

Berisha gjatë luftës ishte pjesëtar në shtabin e UÇK-së, të mbrojtjes territoriale të Gllogjanit.

Pastaj ndihmoi ngritjen e eprorëve ushtarak profesionist si dhe në ngritjen e brigadave ku ishte edhe shef i zyrës për informimin në Brigadën 131 në Baran të Njësiteve Operative të FARK-ut.

Berisha, të mërkurën ka dërguar në Prokurori ankesën e tij, me dëshmi që tregojnë se ishte pjesëtar i UÇK-së. Faktet i ka me nënshkrimet e ish eprorëve të tij, komandantit Rrustem Berishës dhe major Nazif Ramabajës.

“Gjatë luftës isha pjesëtar në Shtabin e UÇK-së, në mbrojtje territoriale të Gllogjanit, pastaj ndihmova sistemimin e eprorëve ushtarak profesionist dhe ngritjen e brigadave, veçmas asaj 131, në të cilën për një kohë isha edhe shefi i zyrës për informim në Brigadën 131 në Baran, të Njësive Operative të FARK-ut. Kam dhënë kontribut në ndihmën e strehimit dhe sistemimit të popullatës së zhvendosur nga zonat e Luftës, veçmas gjatë ofensivës së shtatorit, ku me pëlqimin e Njësive Operative të UÇK-së, isha në Isniq, ku edhe informova opinionin e gjerë vendas e ndërkombëtarë për strategjinë e forcave serbe për të kryer masakra të tmerrshme kundër popullatës civile shqiptare”, thotë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se aktiviteti i tij në UÇK, ka filluar që në pjesën e parë të vitit 1998.

“Shtëpia ime në Gllogjan ishte e hapur gjithmonë si shtëpi-shtab për eprorët dhe ushtarët tanë. Ishte Shtab i vërtetë i UÇK-së. Pikërisht për këtë arsye, gjatë ofensivës së gushtit 1988, forcat serbe e bombardojnë dhe e shkatërrojnë në tërësi këtë shtëpi, të cilën e dogjën dhe e bënë shkrumb e hi gjer me themel. Edhe pse isha deputet i Parlamentit të Kosovës nga zgjedhjet e marsit 1988, isha aktiv me të gjitha forcat e mia në luftën e Kosovës, dhe po merrja pjesë në angazhimet e UÇK-së, pra në sektorin e informimit”, potencon Berisha.

Berisha i cili ishte edhe deputet i Republikës së Kosovës, iu bashkua UÇK-së, dhe dha kontribut të madh për çlirimin e vendit.

Për këtë tregojnë edhe mirënjohjet të cilat i ka marrë për punën e tij që ka bërë gjatë luftës në Kosovë.

Gazeta “Bota sot”, më poshtë ua sjellë dëshmitë dhe mirënjohjet e Rrokë Berishës:

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat