Foreign Policy: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

Aktuale

Foreign Policy: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 14:34
Drenicë, Kosovë

Magazina amerikane, e cila është e njohur për shkrimet e saj rreth çështjeve të politikës ndërkombëtare, ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit kundërshton idenë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve me Serbinë. Autori Michael Rossi, profesor universitar, shkruan se këshillat e këqija për këmbim territoresh dhe transfer të popullsisë nuk do të sjellin paqe. Sipas tij, më shumë ka gjasa të rikthehet gjakderdhja që e kishte pllakosur Ballkanin në vitet '90.

Magazina e njohur “Foreign Policy” ka shkruar së fundmi një artikull nëpërmjet të cilit kundërshton idenë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve me Serbinë.

Profesori universitar, autori i këtij shkrimi Michael Rossi, ka thënë se një shkëmbim i mundshëm i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, mund ta rikthejë gjakderdhjen e Ballkanit që ndodhi në vitet e '90-ta.

Artikulli flet edhe për një transfer të popullsisë, për të cilën dukuri thotë se nëse ndodh kjo, nuk do të sjellë paqe.

“Ndarja është një mundësi e keqe dhe shumë e rrezikshme, dhe kjo ide prej shumë kohësh ka qenë e refuzuar zyrtarisht nga të gjitha palët, për arsye të shumta”, shkruan FP.

"Çdo thirrje për rikufizim kufijsh dhe për të shkëmbyer territorin pothuajse me siguri do të degjenerohej në llojin e dhunës dhe shkëmbimeve kaotike të popullsisë që rrënonte rajonin në vitet 1990. Do të ishte një abdikim i lidershipit për të ftuar kthimin e luftërave të tilla në tokën evropiane", shkruan magazina e njohur.

Foreign Policy thotë se së fundmi, ndarja do të shkatërronte vitet e punës nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë kryesore të Evropës Perëndimore që kanë dhënë imazhin e hartuar me kujdes të Kosovës për një shoqëri multietnike, si dhe përpjekjet për të bindur bashkësitë serbe dhe shqiptare për të jetuar së bashku.

“Marrëveshjet e mbështetura ndërkombëtarisht midis Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e autorizimeve të autonomisë për serbët e Kosovës do të digjeshin”.

“Kërcënimi që sjell korrigjimi i kufijve mund të hapë Kutinë e Pandorës në rajon dhe kjo do t'i inkurajonte serbët në Bosnjë dhe shqiptarët në Maqedoni të kërkonin aranzhime të ngjashme të shkëputjes territoriale dhe bashkimit me të afërmit e tyre etnikë”, shkruan në artikull.

Po të ndodhte kjo, Foreign Policy thotë se bashkësia ndërkombëtare do të detyrohej të ndërhyjë në Ballkan për të ndalur një tokë të re etnonacionaliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat