Kusari-Lila i bën thirrje Kurtit që të lë anash diskursin ndaj partive opozitare

Aktuale

Kusari-Lila i bën thirrje Kurtit që të lë anash diskursin ndaj partive opozitare

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 23:22
Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari Lila i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit Albin Kurti që të lë anash diskursin që po përdor duke injoruar partitë tjera opozitare.

Sipas saj, interesi shtetëror është shumë më i rëndësishëm se sa inatet në mes partive politike.

“Është koha për z. Kurtin por edhe për të tjerë udhëheqës që nëse marrin një iniciativë, duhet të dinë se duhet të afrojnë njerëz dhe jo të largojnë e të etiketojnë”, ka thënë ajo.

“Mirë, e kanë ftuar një parti por gjithashtu është PSD-ja dhe jemi ne parti opozitare. Për gjithkënd që do të jetë vendimmarrës atëherë duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndryshoi tonin. Ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe diskutojmë se cila është agjenda dhe platforma”, ka thënë Kusari-Lila.

“Ne nuk kemi çfarë të përgjigjemi sepse nuk jemi të ftuar”, ka thënë ajo duke shtuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje organizimin po e bën për çështje nacionale atëherë duhet ta dijë se çështjen nacionale i përkasin edhe partive të tjera dhe jo vetëm një partie.

“Nuk jemi aktivistë apo qytetarë të thjeshtë por përfaqësojmë parti politike në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ajo.

“Nuk është mesazhi për protesta vetëm brenda Kosovës por shkon jashtë saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat