‘Pensionistëve do t’iu sigurohet një pension dinjitoz’

Kosova

‘Pensionistëve do t’iu sigurohet një pension dinjitoz’

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:05
Ramush Haradinaj dhe Shaban Kajtazi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se qeveria që ai drejton do t’i përmbushë të gjitha obligimet ligjore me synimin që pensionistëve gradualisht t’iu sigurohet një pension dinjitoz.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ku u shqyrtuan modalitetet për ngritjen e mirëqenies së kësaj kategorie.

Haradinaj tha se Qeveria do të angazhohet në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve jetësore të pensionistëve kosovarë.

“Po punojmë në reformën e sistemit pensional që do të gjejë zbatim në afat optimal”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në emër të pensionistëve falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë për angazhimet në përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat