Limaj me O’ Connell, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Aktuale

Limaj me O’ Connell, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:09
Ruairi O’Connell dhe Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, sipas Limajt, është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe dialogun Kosovë- Serbi.

 Limaj ka thënë se Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshje obliguese për njohje reciprokes mes dy vendeve.

“Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve në të cilën po kalon vendi”, ka shkruar  Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat