Haradinaj vlerëson rëndësinë e programeve për shkëmbimin e studentëve

Aktuale

Haradinaj vlerëson rëndësinë e programeve për shkëmbimin e studentëve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 09:40
Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj

“Diplomacia më e mirë për Kosovën është shkëmbimi i studentëve përmes programeve të profilizuara. Kjo që po e bënë Hope Kosova është për t’u çmuar dhe Qeveria e Kosovës do të shoh mundësitë për t’i ndihmuar nisma të tilla”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Hope” Berat dhe Valdete Gegaj dhe disa nxënës të përzgjedhur për udhëtimin në Amerikë në programin e kësaj organizate.

Kryeministri Haradinaj nga përfaqësuesit e kësaj organizate është njoftuar për punën dhe aktivitetet e saj e cila në fokus ka shkëmbimin e kulturave, njohurive dhe ideve, ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçmas ndihma dhënë institucioneve shëndetësore, përmes sjelljes së mjekëve amerikanë për shërbim në Kosovë dhe ndihma arsimore përmes programeve të këmbimit.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim që rinia e Kosovës të ketë një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat