Ymeri: Vetëvendosje po na nënçmon, nuk ka bashkëpunim në këto kushte

Aktuale

Ymeri: Vetëvendosje po na nënçmon, nuk ka bashkëpunim në këto kushte

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 22:32
Visar Ymeri

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka thënë se miratimi i një platforme shtetërore për dialog në Kuvendin e Kosovës do të duhej të bëhej me 2/3 e votave.

Ymeri, në emisionin “Dossier D”, ka thënë se bojkotimi i seancës se Kuvendit të Kosovës nga koalicioni qeverisës është paradoks i llojit të vet.

“Mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës më së shumti dëmton qeverinë”, tha ai.

Ymeri ka thënë se e kanë ftuar faktorin opozitar, sidomos LDK-në, si grup më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, por, sipas tij, Vetëvendosje ka ndërhyrë duke ftuar LDK-në në protesta dhe duke penguar në njëfarë forme bashkëpunimin opozitar.

“Ftesat e Vetëvendosjes janë partiake dhe ne nuk i dimë qëllimet e këtyre organizimeve, pasi nuk jemi të informuar”.

Ai ka thënë se e kanë të pamundur bashkëpunimin opozitar, sidomos me Vetëvendosjen në kushtet aktuale.

“Bashkëpunimi opozitar nuk bëhet në kushte të nënçmimit të tjetrit. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”.

Ymeri ka thënë se pamundësimi i bashkëpunimit opozitar nuk është i paqëllimshëm nga Vetëvendosje.

“Tendenca e Vetëvendosjes është për të na nënçmuar. Dhe në kushte të tilla pamundësohet bashkëpunimi”, deklaroi Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat