Reagon Rudi: Koha të thuhet e vërteta, komandantët ma dhanë plumbin, certifikatën e veteranit ma ka dhënë populli

Aktuale

Reagon Rudi: Koha të thuhet e vërteta, komandantët ma dhanë plumbin, certifikatën e veteranit ma ka dhënë populli

Nga: N.H Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:22
Fetah Rudi

Veprimtari i palodhshëm, aktivisti i LDK-së dhe njëherit ish-ushtari i UÇK-së, Fetah Rudi, ndaj të cilit ishte kryer edhe një atentat dhe prej të cilit edhe sot e kësaj ditë ka mbetur në karrocë, permes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur i habitur tek sa ka parë emrin e tij në listën e veteranëve të rrejshëm.

Rudi, lidhur me këtë, thotë se, është momenti që të thuhet e vërteta nga komandantët e UÇK-së. Derisa, edhe ka kërkuar që udhëheqësit e luftës të tregojnë të vërtetën dhe të heqin falsifikatorët e UÇK-së.

Tutje, ish-ushtari i Zonës Operative të Pashtrikut, thotë se, certifikatën e veteranit ja ka dhënë populli, e komandantët që sot po luajnë me veteranët e vërtetë ja dhanë plumbin, vetëm e vetëm, që siç thotë ai, pasi që ishte ushtar i Ibrahim Rugovës dhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ja reagimi i plotë i Fetah Rudit:

Koha te thuhet e vërteta nga komandantët

Është koha te thuhet e vërteta nga komandantët, mos u frikësoni, tregon pak burrni nëse ju ka mbetë sadopak.

Cilët ushtar janë të vërtet ata që janë kanë nga fillimi apo ata që i blen certifikatat dhe që në kohen e luftës e pengojshin dhe e fyenin UÇK.

Duke e lexuar listën e veteranëve të rrejshëm të Zonës së Pashtrikut, pash shumë luftëtarë që ishin ushtarë që nga ditët e para, e nuk i pash ata që i kanë blerë certifikatat.

Në mesin e tyre e pash edhe emrin tim po nuk u çudita se kjo listë është bërë nga ata komandant që mundohen ta zbehin punën e prokurorit Blakaj

Unë kërkoj nga komandantët të tregojnë të vërtetën dhe të hiqen falsifikatoret e të jetë vërtet UÇK.
Kërkoj edhe nga Prokuroria që të mos ketë frikë ti heton deri ne fund ata qe janë falsifikator, që në Kosovë po i zënë vendet e punës në institucionet e vendit në çdo lëmi.

Mua, certifikatën e veteranit ma ka dhënë populli, e komandantët që sot po luajnë me veteranët e vërtetë më dhanë plumbin, vetëm pse isha ushtar i Ibrahim Rugovës e ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë nuk do të ndalem asnjëherë, gjithmonë do ta përkrahi të vërtetën, e cila sot i vret dhe i frikëson më së shumti komandantët.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat