Picula: Është herët të komentohet mundësia për korrigjimin e kufirit

Aktuale

Picula: Është herët të komentohet mundësia për korrigjimin e kufirit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:40
Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian, deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza dhe tha se shpreson që vendet anëtare të BE-së ta miratojnë propozimin pro liberalizimit të vizave, ndërkohë që ka folur edhe rreth mundësisë së korrigjimit të kufirit.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se subjektet politike në Kuvendin e Kosovës, duhet të gjejnë konsensus për çështjet e kyçe në interes të vendit, në mënyrë që të mos e minojnë rrugën e vendit drejt integrimit në BE.

Ajo në mbledhjen e pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, ka thënë se të gjitha palët do të dalin mirë kur reformat kyçe nuk mbahen peng për luftëra të vogla politike.

Apostolova, në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, ka kërkuar nga partitë politike që të punojnë për të arritur konsensus për çështjet e mëdha.

Apostolova: Reformat kyçe nuk duhet mbajtur peng i luftërave politike

“Me arritjen e marrëveshjes dhe diferencat, dallimet e ndryshme politike nuk duhet të minojnë ato përpjekje që janë në interes të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Ato përpjekje që kanë dështuar së fundi në Kuvend për të miratuar legjislacion shumë të rëndësishëm për ta ratifikuar marrëveshjen që ka të bëjë me fondet e IPA , granteve shumë të rëndësishme për Kosovën janë shqetësuese. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me Kosovën duke dhënë asistencë financiare dhe marrëveshja financiare do të jetë ajo në mes BE-së dhe Kosovës për vitin 2018 duhet ratifikuar menjëherë nga Parlamenti dhe nuk duhet mbajtur peng për arsye politike. Pa këtë marrëveshje Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje të jap fonde. Udhëheqësit e Kosovës si në Qeveria ashtu edhe në opozitë duhet të bashkohen drejt prioriteteve dhe përparësive më të rëndësishme”, tha ajo.

Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian, deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen pa viza dhe tha se shpreson që vendet anëtare të BE-së ta miratojnë propozimin pro liberalizimit të vizave, ndërkohë që ka folur edhe rreth mundësisë së korrigjimit të kufirit.

Picula: Është herët të komentohet mundësia për korrigjimin e kufirit

“Gjatë verës është diskutuar korrigjimi i kufijve kryesor dhe ndryshimi i kufijve dhe territoreve. Është ende shumë herët te komentohen këto mundësi. Ne duam një zgjidhje realiste, e cila nuk e kërcënon stabilitetin ne rajon... Krijimi i bashkive me shumice serbe që ka përfunduar në 2015 dhe gjendja pezull është e plotë. Më 4 gusht nuk u respektua një afat tjetër për këtë. Pozita dhe opozita duhet të jenë bashkë për zgjidhje që forcon Kosovën”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur falënderimin ndaj eurodeputetëve që, sipas tij, votuan me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.  Ai tha se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është hapi i parë rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit në familjen evropiane.

Veseli: Integrimi evropian varet nga puna jonë

“Nuk kemi kohë për të humbur duke justifikuar vonesat tona. Liberalizimi i vizave do të shënojë një imput të ri në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, kjo nënkupton përkushtim edhe më të madh nga institucionet tona shtetërore. Integrimi evropian varet krejtësisht nga puna jonë. Marrë parasysh rezultatet e deritanishme dhe përkushtimi praktik i njerëzve tanë kam bindjen e plotë se do të ecim përpara me hapa të sigurt në agjendën tonë evropiane. Shoqëritë që besojnë në të ardhmen e tyre suksesin e kanë të garantuar”, tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova është e angazhuar drejt integrimit në BE. Ndërsa ka shtuar se e mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, por pa iu kthyer të shkuarës.

Haradinaj: Kur flasim për kufijtë i kthehemi të shkuarës

“Nëse flasim për kufij, i bie që t’i kthehemi të shkuarës. Por ajo që duhet të bëjmë së bashku dhe besoj që do arrijmë ta bëjmë në të ardhmen, është që të kemi një traktat paqe me Serbinë dhe ky është kontributi më i madh për të dyja kombet dhe gjithë rajonin. Mbështes plotësisht dialogun dhe jam i përkushtuar që të shoh një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, por jo duke iu kthyer të shkuarës sepse çdo vendimmarrje në Evropë nuk do të lejonte që procesi të shkonte në kah të gabuar sepse në të shkuarën, vonesat na kanë kushtuar jetë njerëzish dhe nuk jemi të interesuar të shohim Ballkanin t’i kthehet këtyre tragjedive”, u shpreh ai.

Kryetari i delegacionit të Kosovës, Memli Krasniqi ka vënë në dukje rrezikun që vjen nga instalimi i asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, duke thënë se ai duhet të jetë në përputhje me ligjet në fuqi të Kosovës dhe Kushtetutën e vendit.

Krasniqi: Rreziku vjen nga asociacioni me kompetenca ekzekutive

“Unë mendoj se më shumë se sa ndarja e vendit tonë, e cila nuk është  temë që është ngritur ndonjëherë zyrtarisht, rreziku më i madh sot për shtetin tonë është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive që do të shënonte , në rast se do të ndodhte, bosnjëzimin e Kosovës... Ne si delegacion kemi propozuar një amandament për deklaratën finale të këtij takimi që konfirmon se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm. Po ashtu, dua të ritheksoj se çdo marrëveshje që mund të arrihet me Serbinë nuk mund të jetë e vlefshme pa u ratifikuar në Kuvend nga dy të tretat e deputetëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat