Apostolova: Reformat kyçe s’duhet të jenë peng të luftës politike

Aktuale

Apostolova: Reformat kyçe s’duhet të jenë peng të luftës politike

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:01
Nataliya Apostolova

(E plotësuar) - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se subjektet politike në Kuvendin e Kosovës, duhet të gjejnë konsensus për çështjet e kyçe në interes të Kosovës.

Ajo në mbledhjen e pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian, ka thënë se të gjitha palët do të dalin mirë kur reformat kyçe nuk mbahen pengë për luftëra të vogla politike.

“Të gjitha palët do të dalin mirë kur reformat kyçe nuk mbahen pengë për luftëra të vogla politike. Në Kosovë duhet të shihet interesi i përbashkët i qytetarëve dhe i partive politike. Përpjekjet e Kuvendit që kanë dështuar drejt BE-së janë shqetësuese”, ka thënë ajo.

Mbledhja e Komisionit për MSA në mes BE-së dhe Kosovë (Drejtpërdrejt)

Ka nisur mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Sesioni i parë punues i mbledhjes së Pestë të KPSA-së BE-Kosovë nën kryesimin e përbashkët të Memli Krasniqit, kryetar i delegacionit të Kosovës dhe Tonino Picula, kryetar i delegacionit të PE-së 

 Fjalimet e hapjes Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat