Në listat e veteranëve të rrejshëm, të cilat janë publikuara gjatë ditës së djeshme në media, e ka gjetur veten edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha.
Këtë ai e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe listën.
Ai për këtë ka shkruar disa vargje për prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj, i cili kishtë në dorë aktakuzën “VETERANËT”.
Deputeti i AKK-së, ndër të tjera e ka quajtur Blakajn, dezertor, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Berishës:
E kam për nderë të jem në të njejtën listë me Besa Ramë Zeqiraj dhe me të tjerët.
mirëpo lepuroshit
i shkoj puna huq
se veshët e gjatë
si rrinin nën kapuq.
dedikuar lepurit Elez Beqir dezerteri