Këshilltari i Ramush Haradinajt në listën e veteranëve të dyshimtë, ja çka i thotë Elez Blakaj

Aktuale

Këshilltari i Ramush Haradinajt në listën e veteranëve të dyshimtë, ja çka i thotë Elez Blakaj

Nga: N. Sh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:25
Ramush Haradinaj- UÇK

Edhe emri i këshilltarit politik të kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Syla figuron në listën me emrat e personave që dyshohet se përfituan jashtëligjshëm statusin e veteranit.

Syla, i cili është edhe drejtor i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka quajtur jo vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav ish- prokurorin Elez Blakaj.

"Elez, je 2 vite ma i vjetër se unë. Me 1998, unë u bashkëngjita me trimat e lirisë, ti ike. Tash unë jam në Kosovë, ti prapë ike.

Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav.

Kontributin tim e të shokëve të mi, nuk mundet me hedh poshtë askush, e më së paku ti", shkruan Syla.

Në anën tjetër, prokurori Elez Blakaj i cili ishte dorëhequr nga pozita e tij para se kjo aktakuzë të shkonte në gjykatë ,pas publikimit të listave me emrat e personave që dyshohet të jenë veteranë të rrejshëm, ka thënë se vëren se aktakuza e ngritur prej tij është ndryshuar dhe se në të janë shtuar rreth 2 mijë persona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat