Islami: Veç në Dumnicë të Llapit janë rreth 30 mashtrues të UÇK-së!

Aktuale

Islami: Veç në Dumnicë të Llapit janë rreth 30 mashtrues të UÇK-së!

Nga: N. Sh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:41
UÇK

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami ka reaguar për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se pushteti po mundohet të hedh hi mbi të vërtetën e veteranëve mashtrues, duke futur në ato lista ndonjë emër të ndonjë pjesëtari të UÇK-së, sa për të habitur opinionin, transmeton gazeta “Bota sot”.

Islami tregon se vetëm në fshatin e tij të lindjes Dumnicë, ishin rreth 30 mashtrues në listën e Zonës Operative të Llapit.

Lexojeni shkrimin e Islamit:

Kush po mundohet të hedh hi mbi të vërtetën e veteranëve mashtrues, është vetëm pushteti i cili ka bërë edhe publike emrat, aty këtu ka futur ndonjë emër sa për të habitur opinionin, mirëpo duke shfletuar emrat e ZO të Llapit, munda të identifikoj nga fshati im i lindjes Dumnicë ishin rreth 30 mashtrues duke i njohur nga afër që ata nuk kanë lidhje me luftën e që e pranojnë edhe vet, pra thjesht lista është shumë e saktë me përjashtim të ndonjë emri që ka futur pushteti për të bërë listën se gjoja ka gabime të mëdha në listë.

Veç e gëzofshin banditët, burgu do të ishte zgjedhja më e mirë për ata që i bënë me qëllim këto lista për përfitime personale dhe grupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat