Ish-ushtari i UÇK-së: Kur të aktivizohet Gjykata Speciale, veteranët e rrejshëm kanë më u kthy te BIA!

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Kur të aktivizohet Gjykata Speciale, veteranët e rrejshëm kanë më u kthy te BIA!

Nga: N. Sh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:12
UÇK

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve polikë në Kosovë, Dardan Islami pohon se, në momentin kur Gjykata Speciale aktivizohet veteranët e rrejshëm kanë me u çregjistrua, në këtë mënyrë, sipas tij, ata kanë me u kthy te “dajtë e vet te BIA me marrë honorarë”.

Islami, i cili ishte edhe ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një postimi në Facebook shkruan për veteranët mashtrues ku thotë se zgjidhja e çështjes së veteranëve do të mbetet vetëm dëshirë e jona.

Sipas tij, duhet të anulohet urgjentisht marrja e beneficioneve, duke u lënë mundësi të gjithëve për ndihmë sociale.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Zgjidhja e qeshtjes se veteraneve to de mbetet deshire e jona, gjersa realiteti na thote se duhet anuluar urgjentisht beneficionet, duke u lene te gjithve mundesi per ndihme sociale! Nese shkon ma gjate kjo peralle,rrezik kem me bo berllog mes veti, kur te gjithe e dime se nuk kemi qen, dhe nuk jemi ne gjendje per ti marr keto obligime mbi vete, as nuk jemi ne gjendje dhe kurne histori s'kemi qene ne gjendje te menaxhojme dicka te tille, me kete mentalitet fisnore, klanore, dinak dhe primitiv, nuk na gjasa te arrihet asgje me shume se kaq, se cdo gje qe e kemi prek me dore deri sot, ka deshtuar! Kthenju sociallit, leni kto pallavra se nuk jemi ne gjendje qe 18 vjet me menaxhu kurgjo, 0 kumpir!

Duke e njofte mire racen tone majmuneske, jam i bindur qe momentin qe gjykata speciale aktivizohet veteranet e rrejshem kan me u c'regjistru dhe kan me u kthy te dajte e vet te BIA me mar honorrar se po pagujshin mire dhe rregullisht me te parin pa vonesa, se e keeni meritu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat