Maloku: Kolonel Ahmet Krasniqi do të rivarroset në Kosovë më 21 shtator

Aktuale

Maloku: Kolonel Ahmet Krasniqi do të rivarroset në Kosovë më 21 shtator

Nga: A.Zh Më: 17 shtator 2018 Në ora: 08:24
Kolonel Ahmet Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doruntinë Maloku, ka konfirmuar se kolonel Ahmet Krasniqi do të rivarroset në Kosovë më 21 shtator, në 20 vjetorin e vrasjes  së tij.

Maloku është shprehur e lumtur që është miratuar kërkesa e Grupit Parlamentar të LDK-së për kthimin e eshtrave të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në tokën e tij.

Ajo për këtë ka falënderuar ministrin e FSK-së Rrustem Berisha, përcjell Bota sot.

Postimi i  plotë i Malokut:

Kolonel Ahmet Krasniqi, do të kthehet në atdhe për t'u rivarrosur në tokën dardane, të premten, më 21 shtator, në 20 vjetorin e vrasjes!

Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e grupit themeltar që ka inicuar zyrtarisht kthimin e eshtrave të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në tokën e tij dhe shumë e gëzuar që u mbajt ky premtim dhënë bashkëluftëtarëve e familjes së tij.

Unë, Armendi, Antoni e Vjosa si dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, i jemi mirënjohës secilit, në veçanti bashkëluftëtarit të Kolonelit, Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha për angazhimin dhe kontributin në këtë çështje.

Do të flemë të qetë vetëm atëherë kur drejtësia të vihet në vend e heronjtë tanë të pushojnë të qetë n'atdheun e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat