Maloku: Vuçiq po përgatitë qendrat kryesore për ta copëtuar Kosovën, Thaçi merret me skeptikët - Bota Sot
Maloku: Vuçiq po përgatitë qendrat kryesore për ta copëtuar Kosovën, Thaçi merret me skeptikët

Aktuale

E enjte, 20 shtator 2018

Maloku: Vuçiq po përgatitë qendrat kryesore për ta copëtuar Kosovën, Thaçi merret me skeptikët

Nga: N.H Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:36
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Sociologu, Fadil Maloku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar diplomacinë e Kosovës dhe presidentin Hashim Thaçi.

Maloku shkruan se Vuçiqi pas vizitës në Indi dhe në Kinë po përgatitë qendrat vendimmarrëse, për ta copëtuar Kosovën, kurse Presidenti Thaçi merret me “skeptikët” lokal.

Ja postimi i plotë:

Ofensiva diplomatike e Serbisë, dhe vetëkënaqësia e diplomacisë kosovare.

Fleni Bac me Rambon, fleni! 

Veç pritni, kur Trumpi të ua “siguron” ndonjë njohje të re.

Vuçiqi, pas vizitës në Indi dhe në Kinë po përgaditë qendrat vendimarr?se, për ta copëtuar Kosovën, kurse Presidenti ynë merret me “skeptikët” lokale.

Duke harruar kështu se “skeptikët” lokal, janë realistët që po i kalkulojnë perfekt rreziqet reale, të aventurës së Tij pa krye...

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test