Tahiri nga Likoci: Kursi i progresit tonë shoqëror dhe shtetëror u vendos para 20 vitesh

Aktuale

Tahiri nga Likoci: Kursi i progresit tonë shoqëror dhe shtetëror u vendos para 20 vitesh

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:30
Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, ka qenë sot në vizitë në Likoc të Skenderajt

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, ka qenë sot në vizitë në Likoc të Skenderajt, ku para 20 vitesh, ishte vendosur qendra e organizimit ushtarak dhe civil të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Njëzetvjetorin e funksionimit të shtabit të UÇK-së, e shënuam bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, deputetë, rininë e PDK-së si dhe qindra qytetarë dhe ish-luftëtarë të kësaj zone. Ishte një reflektim emocional për periudhën më të ndritur të historisë sonë të re dhe një shprehje përkushtimi për ta materializuar demokracinë, zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës tonë. Kursi i progresit tonë shoqëror dhe shtetëror është vendosur para 20 vitesh nga sakrifica e popullit tonë për liri. Këtë kurs dhe idealet e tij do t’i ndjekim pareshtur duke u angazhuar çdo ditë për një Kosovë sovrane, të prosperuar dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat