Deputeti i LDK-së ftohet nga presidenti Trump - Bota Sot
Deputeti i LDK-së ftohet nga presidenti Trump

Aktuale

E mërkurë, 26 shtator 2018

Deputeti i LDK-së ftohet nga presidenti Trump

Nga: D.RR Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:20
Senati Amerikan

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka marrë ftesë nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, ku është ftuar për pjesëmarrje në programin e tyre prestigjioz për lidership IVLP.

Abdixhiku njofton se do të ketë vizita dhe takime në Senat, Kongres, e agjenci të tjera shtetërore të politikës, ekonomisë dhe sigurisë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Amerikë.
Një letër mirëseardhjeje nga Presidenti Trump.

Jam mëse i nderuar që për 3 javët e ardhshme do të jem mysafir i Qeverisë Amerikane; si i nominuar e ftuar për pjesëmarrje në programin e tyre prestigjioz për lidership IVLP. Në këtë kohë, nën organizimin e State Department, do të kem vizita dhe takime në Senat, Kongres, e agjenci të tjera shtetërore të politikës, ekonomisë dhe sigurisë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test