Presidenti Thaçi kujton nënën Azë: Shtëpia e saj ishte strehë për UÇK-në

Aktuale

Presidenti Thaçi kujton nënën Azë: Shtëpia e saj ishte strehë për UÇK-në

Nga: D.RR Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:20
Hashim Thaçi me prindërit e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar nënën Azë siç e e quan ai në një vjetorin e vdekjes së saj, duke shkruar se ajo ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë.

Thaçi thotë se në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ata gjetën përkujdesje dhe besnikëri, përcjell “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

U bënë një vjet pa nënën Azë, e cila ishte një nënë e madhe për shumë luftëtarë të lirisë. Në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët tona më të vështira, shtëpia e nënës Azë në Plluzhinë, ishte strehë ku ne gjetëm përkujdesje dhe besnikëri. Me guximin e një heroine dhe me kujdesin e një nëne, Aza Thaçi-Ferizi na qëndroi përherë pranë, duke na dhënë bukë, larë rroba dhe pastruar plagë. Gjithmonë do ta mbajmë të gjallë kujtimin për të. HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat